Ter Stegen drejt transferimit në Ajax

0%

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, do t’i bashkohet Ajaxit në formë huazimi nga gjigantët katalanas. 34-vjeçari është përfolur se do t’i bashkohet Ajax-it që nga qershori, kur u bë e ditur se drejtori teknik i Ajax, Jordi Cruyff, kishte vënë syrin te një portier senior, me Ter Stegen dhe ish-portierin e Interit, Yan Sommer, në listën e ngushtë.

Ndërkohë, portieri gjerman është gati të bashkohet më Ajaxin në formë huazimi për një sezon, ku Barcelona pretendohet se do të paguajë mes 75 dhe 80 përqind të pagës vjetore të Ter Stegen prej rreth 15 milionë eurosh dhe ka negociuar disa bonuse në marrëveshjen e huazimit, duke përfshirë ato për paraqitjet dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve të UEFA-s.

Ter Stegen u bashkua me Barcelonën nga Borussia Monchengladbach në vitin 2014 dhe ka bërë 423 paraqitje për gjigantët katalanas.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot