Salihu kthehet te kampionia e Kosovës

0%

Shpërndaje në: Hajdin Salihu është kthyer te kampionia e Kosovës në futboll, Drita. Klubi i Dritës ka bërë të ditur të premten se Salihu i është bashkuar skuadrës, duke përforcuar repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm. 24-vjeçari pjesë e Dritës ishte përgjatë edicionit 2023/24. Ai nga Drita në vitin 2024 u transferua te skuadra ukrainase, LNZ Cherkasy për 250 mijë euro.

Në edicionin e kaluar, ai ishte i huazuar te Polonia e Varshavës. Qendërmbrojtësi pasi e mbylli aventurën te skuadra polake vendosi që të kthehej sërish në futbollin kosovar.

“FC DRITA ka kënaqësinë të ju njoftojë me përforcimin tonë të ri Hajdin Salihu, i cili rikthehet për të veshur sërish fanellën bardhekaltër dhe për të forcuar repartin e mbrojtjes me cilësinë, karakterin dhe përvojën e fituar në arenën ndërkombëtare.Mirë se u ktheve në shtëpi, Hajdin! Le të shkruajmë bashkë kapituj të rinj të historisë së Dritës”, ka shkruar Drita në njoftin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Salihu ka luajtur edhe për disa skuadra si Lokomotiva e Zagrebit, Laçi e Llapi.

Burimi: Koha