Tre të mitur dyshohen për therjen me thikë të një bashkëmoshatari në Mitrovicën e Jugut më , rreth orës . Sipas Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, e cila ka konfirmuar rastin për KosovaPress, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Rasti në fjalë dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, ndërkaq të përfshirët janë të mitur, të moshës rreth 13 deri në 15 vjeç. I dëmtuari ka pasur gërvishtje në regjionin e gjurit” – thuhet në përgjigjen e Prokurorisë. Prokuroria në përgjigjet me shkrim nga Prokuroria bën të ditur se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, është therur me thikë nga tre persona të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.
