Drita prezanton fanellat e reja për sezonin e ri

0%

Kampioni i Kosovës, FC Drita, ka prezantuar fanellat e reja për sezonin e ri. Klubi gjilanas e bëri të ditur këtë përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ku shfaqi dizajnin e fanellave që do t’i bartin në garat vendore dhe ato evropiane.

Fanellat e reja pritet të kenë debutimin e tyre në sfidën e parë zyrtare të sezonit, kur Drita do të nisë aventurën në kualifikimet e Champions League. Skuadra kampione e Kosovës do të përballet me Kauno Zalgiris në ndeshjen e parë të raundit kualifikues, e cila zhvillohet këtë të martë në Lituani.

Klubi synon ta nisë me rezultat pozitiv rrugëtimin në garat evropiane, ndërsa prezantimi i fanellave të reja shënon edhe një nga momentet simbolike të fillimit të sezonit 2025/26.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot