Dështoi Marco Palestra, Inter ka ide tjera dhe shumë të mira. Inter po e konsideron seriozisht transferimin e Anan Khalailit, talentit 21-vjeçar që aktivizohet te Union Saint-Gilloise. Anësori izraelit, i njohur për shpejtësinë dhe aftësinë në krahun e djathtë, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve zikaltër, të cilët po përgatiten të sfidojnë Napolin për firmën e tij.
Negociatat pritet të varen nga kërkesat e klubit belg, që vlerëson kartonin e Khalailit rreth 20-25 milionë euro. Inter e sheh atë si një investim për të ardhmen, ndërsa lojtari konsiderohet një nga talentët më premtues të brezit të ri në futbollin izraelit.
