E konfirmuar, Xhaka vendos të mbetet te Sunderlandi

0%

Shpërndaje në: Granit Xhaka nuk do të transferohet te Chelsea. Kështu të paktën ka raportuar të premten pasdite Sky Sports. Chelsea, që tani për trajner e ka Xabi Alonson, ka dërguar ofertë për Xhakën te Sunderlandi. Por oferta prej 8 milionë funtesh është refuzuar nga Sunderlandi.

Ndërkohë Xhaka, që po shkëlqen me Zvicrën në Botëror, ka riafirmuar qëndrimin te Sunderlandi, ku është kapiten. Sunderlandi e ka bërë të qartë se Xhaka për asnjë moment nuk ishte në shitje. 33-vjeçari fillimisht u josh nga ideja për të punuar sërish me Alonson. Sipas Sky Sports, mesfushori ishte i hapur për të eksploruar mundësinë.

Por pas bisedimeve me klubin, Xhaka ka vendosur të qëndrojë te Sunderlandi, me të cilën skuadër po ashtu kishte kampanjë të suksesshme në Premier League.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha