Mbi 100 të infektuar në anijen kroçere në SHBA, dyshohet për norovirus

0%

Mbi 100 pasagjerë dhe rreth 23 anëtarë të ekuipazhit në një anije të kompanisë Princess Cruises dyshohet se janë infektuar nga norovirus, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Anija “Ruby Princess” u nis më 12 qershor nga San Francisko drejt Alaskës dhe Kanadasë, me kthim të planifikuar më 2 korrik.

Rreth dy javë pas nisjes, CDC raportoi shpërthimin, i cili konsiderohet i tillë kur sëmuren të paktën 3% e pasagjerëve. Në bord ndodheshin 3 mijë e 32 pasagjerë dhe 1 mijë e 144 anëtarë ekuipazhi. Anija u ankorua në San Francisko të enjten për dezinfektim.

Norovirusi është ngjitës dhe shkakton simptoma si diarre dhe të vjella, duke u përhapur përmes kontaktit me sipërfaqe të kontaminuara ose ushqim të infektuar. Autoritetet shëndetësore rekomandojnë larje të shpeshtë të duarve me ujë dhe sapun për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Anijet kroçere konsiderohen ambiente me rrezik të lartë për përhapjen e sëmundjeve për shkak të afërsisë së madhe mes pasagjerëve. Personat e infektuar janë izoluar ndërsa vijon procesi i dezinfektimit të anijes.

Burimi: Bota Sot