​Edhe një qytetar i Kosovës arrestohet nga Serbia, akuzohet për

0%

Një shtetas kosovar raportohet se është ndaluar në pikë kalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë – në Mutivodë, nën dyshimet për krime lufte. Osman Selmani, një shtetas i Kosovës, është ndaluar nga policia serbe derisa po kthehej në vendlindje. Sipas familjarëve të tij, të cilët e kanë bërë të ditur lajmin, Selmani ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Familja e të ndaluarit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e Prokurorisë së Serbisë. “Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah.

Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij./KP

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi