Messi apo CR7, më i miri? Chicharito befason

0%

Për gati dy dekada, futbolli është ndarë mes pyetjes: kush është më i mirë, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi? Javier “Chicharito” Hernández beson se debati është ngritur gabim.

Ish-sulmuesi meksikan tha se gjithçka nisi nga pyetja e vjehrrës së tij: “Kush është më i mirë, Messi apo Cristiano?” Ai iu përgjigj: “Çfarë admiron më shumë?” Sipas tij, Messi “është mishërimi i talentit të pastër. E bën të pamundurën të duket e thjeshtë. Klubet ndërtojnë sistemet rreth tij, sepse përfaqëson ëndrrën e atij që lind me një dhunti të jashtëzakonshme”.

Ndërsa për Cristiano Ronaldon tha: “Ai përfaqëson njeriun që e ndërtoi veten. E ktheu disiplinën në talentin e tij më të madh. Ndryshoi vend, kampionat, gjuhë e sistem loje dhe vazhdoi të ishte po ai”. Chicharito shtoi: “Shumë prej nesh nuk lindëm më të mirët. Na është dashur të punojmë dyfish për të realizuar ëndrrat”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai e përmblodhi me krahasimin: “Messi është Superman, Cristiano Ronaldo është Batman. Superman lindi me fuqi, ndërsa Batman u bë i jashtëzakonshëm falë disiplinës, guximit dhe këmbënguljes. Debati i vërtetë nuk është kush është më i mirë, por cila histori të frymëzon më shumë”.

Burimi: Bota Sot