Të plagosurit nga përleshja në Podujevë vazhdojnë trajtimin në QKUK,

0%

Katër personat e plagosur gjatë përleshjes së armatosur të enjten në Podujevë po vazhdojnë trajtimin në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa gjendja e tyre është konfirmuar për Sinjalin nga zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla. Sipas Qyqallës, pacientët janë të shpërndarë në klinika të ndryshme për trajtim të mëtejmë, në varësi të lëndimeve që kanë pësuar.

Kalimtari i rastit, A. Islami, i plagosur gjatë incidentit, është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Maksilofaciale, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjatë operacionit është larguar predha dhe janë trajtuar të gjitha dëmtimet e evidentuara. Ai aktualisht ndodhet në gjendje stabile dhe nën monitorim pas operacionit.

Ndërkohë, tre personat e tjerë të përfshirë në përleshje po trajtohen në klinika të ndryshme të QKUK-së. Njëri prej tyre, 36-vjeçari nga familja Zejnullahu, është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare. 32-vjeçari, i cili ka pësuar plagë në kokë dhe i është nënshtruar operacionit një ditë më parë, po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Agim Xhemajli është duke marrë trajtim në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, ku po vazhdon kujdesi mjekësor. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të përleshjes së armatosur në Podujevë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com