Gjermani po përgatitet për një ndryshim të madh në stolin e përfaqësueses, pasi Jürgen Klopp është shndërruar në favoritin absolut për ta pasuar Julian Nagelsmann, pas eliminimit befasues të “Pancerëve” nga Paraguai në 1/16 e finales së Botërorit 2026.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) po finalizon largimin e Nagelsmannit, ndërsa emri i Kloppit është zgjedhja e parë për të marrë drejtimin e kombëtares.
Ish-trajneri i Liverpoolit aktualisht mban postin e drejtorit global të futbollit te Red Bull, por kontrata e tij përmban një klauzolë që i mundëson të largohet pa pengesa nëse i ofrohet posti i trajnerit të kombëtares së Gjermanisë.
Raportet theksojnë se, megjithëse Klopp nuk ka dashur të komentojë publikisht për këtë mundësi sa kohë Nagelsmanni ishte ende në detyrë, ai është i gatshëm të shqyrtojë rikthimin në pankinë për të udhëhequr vendin e tij.
Nagelsmanni raportohet se ka arritur marrëveshje për t’u larguar pas takimeve me drejtuesit e DFB-së, duke i dhënë fund një periudhe që kulmoi me eliminimin e hershëm nga Paraguai. Vendimi zyrtar pritet të bëhet publik së shpejti, ndërsa Klopp mbetet kandidati më i favorizuar për të nisur një epokë të re te katër herë kampionët e botës.
