Theret me thikë një person në Shtime, dërgohet për trajtim në spital

0%

Një person ka mbetur i plagosur pasi është therur me thikë nga persona të panjohur në Shtime. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mbrëmjen e 2 korrikut, rreth orës . Viktima, shtetas i Kosovës, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte goditur me thikë.

Ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Ferizajt, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e të dyshuarve. “Shtime -. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte therë me thikë nga persona të panjohur. Viktima është dërguar në spitalin e Ferizajt.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot