I mbijetuari i masakrës së Saradranit: Që 27 vjet s’i bëj 5 minuta

0%

Shpërndaje në: Dëshmitarët e masakrës së Saradranit në Istog nuk janë të kënaqur me dënimin me 12 vjet burgim të Ekrem Bajroviqit – ish-pjesëtar i ushtrisë serbe, pjesëmarrës në pushkatimin e 15 shqiptarëve më 1999. I mbijetuari i vetëm i asaj masakre, Naim Elshani, ka folur pasi edhe në rigjykim Bajroviqi të premten u shpall fajtor dhe u dënua me 12 vjet burgim.

Elshani ka thënë se nuk pajtohet me vendimin, ndërsa foli për dhimbjen që vuan prej 27 vjetësh. Elshani është ankuar edhe për mungesë të mbështetjes institucionale për dëshmitarët e krimeve serbe në Kosovë. “Ende sot plagët më kullojnë gjak. Unë nuk pajtohem me këtë vendim. Po, besoni që mua këta më kanë pushkatuar serbët dy herë.

Sot jam duke u pushkatuar edhe nga, ndoshta edhe nga shqiptarët, nga gjykatat. Unë nuk kam sigurim, nuk kam mbrojtje, çdo ditë kërcënohem nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës. Jeta ime ka qenë në rrezik disa herë. Kam kërkuar mbrojtje nga prokurori, nuk mu ka ofruar mbrojtje. Unë edhe me shpenzimet e mia, me qindra herë kam ardhur që pesë vjet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kam kërkuar për transport për dëshmitarë. Nuk vijnë dëshmitarët që janë maltretuar gjatë viteve ’90 deri në vitin 1999. Unë këtu nuk pajtohem unë me këtë vendim. 12 vjet burgim është shumë pak. 12 vjet burgim një kriminel lufte me i marrë, kjo është çmenduri. Nuk ka drejtësi, unë nuk shoh drejtësi. Nuk e di ku është drejtësia. Unë sot i vuaj pasojat.

Unë nuk e di që 27 vjet që mundem me i bë 5 minuta gjumë për shkak të dhimbjeve që i kam”, ka thënë Elshani. E dëshmitari Ylber Lipa po ashtu shprehu pakënaqësi për dënimin dhe mospërkrahjen nga shteti për dëshmitarët.

“E keqja e gjithë kësaj është mospërkrahja e dëshmitarëve nga shteti, mosinteresimi i dëshmitarëve që të vijnë pa marrë parasysh rrethanat me të cilat ne jemi përballur, jo vetëm me shpenzime, por me të gjitha pasojat. Në rastin konkret të Naimit si dëshmitar kryesor, ai përballet me probleme shëndetësore, me pasoja dhe trauma psikologjike, si dhe me të gjitha të tjerat.

Shpresojmë që drejtësia, sado me vonesë, do të bjerë në vend”, theksoi ai.

Burimi: Koha