– Teknika të avancuara të shmangies: Kur të më vijnë mysafirë pa paralajmërim, do të iki nga shtëpia. Kur polici të më kërkojë patentën, do ta shes veturën. Kur të më kërkojnë nënshkrimin, do ta ndërroj dorën. Kur të më bjerë telefoni, do ta ndërroj numrin. Kur të më kërkojnë pasaportën, do ta ndërroj shtetësinë. Kur të më kërkojnë CV-në, do ta ndërroj profesionin.
Kur të më kërkojnë ta hap derën, do ta ndërroj adresën. Kur të më kërkojnë letërnjoftimin, do ta ndryshoj identitetin. Kur të më kërkojnë diplomën, do ta shqyj. Kur të më kontrollojë konduktori biletën, do të zbres nga autobusi.v Kur të më kërkojnë në punë, do ta lë punën. … P.S. Kur të sos tambli, i fryn kosit. Kur të vijnë inspektorët, e mbyll fabrikën.
Kur të vijnë inspektorët në televizion, e fik transmetimin. … AUTOKRITIKË Herën tjetër, për t’i shpëtuar kontrollit, do ta mbyll edhe statusin. Pastaj do të ankohem pse askush nuk e lexoi.
