Hamza: PDK as s’ kërkon, as s’ofron përkrahje bllanko, kemi emra të

0%

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK nuk do të japë dhe as nuk do të kërkojë përkrahje politike pa kushte. Ai theksoi se partia e tij ka kapacitete dhe kandidatë të përgatitur për të udhëhequr të gjitha institucionet e vendit. Hamza tha se përkrahja politike duhet të ndërtohet mbi marrëveshje me kritere të qarta.

“Unë e thashë qartë, PDK as nuk ia kërkon, as nuk ia jep askujt përkrahjen bllanko, po flas për përkrahje politike. Nuk mundet kushdo që të dalë me propozu sipas kritereve të veta, e me e përkrahë PDK-ja”, deklaroi Hamza në Klan Kosova.

Ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës ka emra të përgatitur për secilën pozitë institucionale dhe se ka dëshmuar edhe më herët aftësinë për të udhëhequr institucionet kryesore të vendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“PDK-ja ka emra të mjaftueshëm, të përgatitur për të gjitha pozitat që, në mënyrë të suksesshme dhe të përgjegjshme, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, të udhëheqin secilin institucion të Kosovës. E ka dëshmuar edhe në të kaluarën me pozitat e kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, presidentit dhe ministrave se ka kapacitete të mjaftueshme”, tha më tej Hamza.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com