Spanja dominuese shkon në pushim me vetëm një gol epërsi

0%

Shpërndaje në: Spanja ka shkuar në pushim me epërsi të një goli ndaj Austrisë. Mikel Oyarzabal me asistim të Marc Cucurellas, shënoi nga afërsia me gjuajte të saktë. Për sulmuesin e Real Sociedadit ishte goli i tretë në turneun e ngjarjes globale. Spanjës pak minuta më herët iu anulua edhe një gol i Cucurellas. Gjyqtari pa ndërhyrje të palejuar në portierin e Austrisë.

Spanja e dominoi pjesën e parë edhe me posedim, edhe me raste. Në fundin e pjesës së parë, Alex Baena e qëlloi transversalen nga gjuajtja e lirë, ndërsa Lamine Yamal nuk shënoi nga afërsia më pas. Austriakët ndërkohë patën pak dalje para.

Burimi: Koha