Prek fundin gjykimi në rastin e dy ish-partnerëve në biznes, njëri

0%

Në Gjykatën e Gjilanit ka prekur fundin gjykimi ndaj Shefik Nezirit, i akuzuar për veprat penale – keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, dhe – mashtrim. I pandehuri Shefik Neziri nga Prokuroria e Gjilanit po akuzohet se ka përpiluar dhe përdorur fatura e dokumente të rreme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror dhe inicimit të procedurave përmbarimore.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Shefik Neziri me këto veprime i ka shkaktuar Ismet Sylejmanit (ish-partnerë) dëm material në shumën 317,122.75 euro. Në seancën e sotme () palët në procedurë kanë paraqitur fjalën përfundimtare. Palët në procedurë fjalët përfundimtare i kanë dorëzuar me shkrim dhe të njëjtat i kanë elaboruar gojarisht.

Prokurori Adnan Hajdari në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor është vërtetuar besueshmëria e aktakuzës e cila është e mbështetur në prova. Prokurori i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas dispozitave ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dënim nga Gjykata për të pandehurin ka kërkuar edhe përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Avni Leci. I njëjti i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit. Ndërsa i dëmtuari në këtë rast, Ismet Krasniqi, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se e mbështet deklarimin e avokatit të tij dhe ka kërkuar drejtësi në këtë rast.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Shefik Neziri, avokati Adem Vokshi, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se gjatë zhvillimit të procedurës penale nuk është provuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale për të cilën po akuzohet dhe ka kërkuar nga Gjykata që i mbrojturi i tij të lirohet nga akuza.

Ndërsa vetë i akuzuari Shefik Neziri në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se e mbështet në tërësi deklarimin e mbrojtësit të tij dhe nuk ka çka të shtojë tjetër. Paraprakisht, Gjykata ka aprovuar propozimin e mbrojtjes që si provë materiale të administrohet aktvendimi i Gjykatës Komerciale-Dhoma e Dytë i datës .

Në fund, Gjykata e ka shpallur të përfunduar shqyrtimin gjyqësor dhe e ka caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit e cila pritet të bëhet gjatë këtij muaji. Ky rast po trajtohet në Gjykatën e Gjilanit, ndërsa gjyqtar i rastit është Sabedin Mushica. Në seancën e datës , i akuzuari Shefik Neziri ishte deklaruar lidhur me akuzat e Prokurorisë së Gjilanit që rëndojnë mbi të.

DOSJA E PROKURORISË Në aktakuzën e Prokurorisë së Gjilanit të ngritur më thuhet se i pandehuri Shefik Neziri në cilësinë e drejtorit të personave juridikë “Bitex” Sh.P.K. dhe “Niga” Sh.P.K. me seli në Prishtinë, akuzohet se ka kryer veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit pasuror.

Sipas aktakuzës, Neziri akuzohet se më në Gjilan, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm për vete ose për persona të tjerë, ka shkelur rregullat e brendshme të kompanisë duke përpiluar dokumente me përmbajtje të rreme.

Prokuroria pretendon se përmes këtyre dokumenteve Neziri ka vënë në lajthim organet drejtuese të organizatës së biznesit gjatë vendimmarrjes lidhur me veprimtarinë menaxhuese.

Tutje, sipas pretendimeve të Prokurorisë, i pandehuri ka iniciuar procedurë përmbarimore për ekzekutimin e një shume prej 317,122.75 euro, duke u mbështetur në fatura të rreme dhe për mallra që, sipas aktakuzës, nuk i janë dorëzuar bashkëpronarit faktik të kompanisë “Vatani” Sh.P.K., Ismet Sylejmanit, me të cilin kishte qenë ortak dhe aksionar.

Prokuroria e Gjilanit pretendon se si rezultat i këtyre veprimeve nga ana e të pandehurit, të dëmtuarit Ismet Sylejmani i është shkaktuar dëm material në shumën prej 317,122.75 euro. Me këtë i pandehuri po akuzohet se ka kryer veprën penale – keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike.

Tutje në dispozitivin e dytë të kësaj aktakuze thuhet se i pandehuri Shefik Neziri prej muajit dhjetor 2015 deri në muajin dhjetor të vitit 2016 duke e përdorur metodën e mashtrimit me dashje ka sjellë në lajthim të dëmtuarin Ismet Sylejmani, ashtu që ka përpiluar dhe lëshuar fatura të rreme, pa i dorëzuar mallërat e përshkruara në fatura të dëmtuarit dhe duke paguar tatim për këto fatura në ATK.

Në aktakuzë thuhet se e gjithë kjo është bërë me qëllim të inicimit të procedurës përmbarimore përmes këtyre faturave të rrejshme. Sipas aktakuzës, Neziri me veprimet e tij ka mashtruar të dëmtuarin Ismet Sylejmani duke i shkaktuar dëm material në shumë të përgjithshme prej 317.122,75 euro. Me këto veprime i pandehuri Shefik Neziri po akuzohet se ka kryer veprën penale – mashtrimi.

Kujtojmë se KALLXO.com më ka raportuar se në këtë çështje penale në seancën e mbajtur më ishte shfaqur publikisht ish-gjyqtari i Apelit dhe ish-kryetari i Gjykatës së Gjilanit, Zyhdi Haziri. Për prezencën e tij në këtë seancë njëra nga palët kishte pretenduar se ka manipulime. Në këtë rast, Shefik Neziri është i akuzuar për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Çështja lidhet me procesin e ndarjes së pasurisë në mes dy partnerëve në biznes, Ismet Sylejmanit dhe Shefik Nezirit. Sylejmani në këtë proces publikisht kishte ngritur dyshime për prezencën e ish-gjyqtarit Haziri në gjykatore. Në procesverbalin e procesit të cilin e ka parë KALLXO.com, Sylejmani ka ngritur pretendime se ish-gjyqtari Haziri ka ndikuar në çështjet e tij.

“Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor në gjykatore kam vërejtur se prezanton edhe personi i quajtur Zyhdi Haziri, i cili ishte kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, ish-gjyqtar i Apelit në Prishtinë, familjar edhe i Shefikut edhe i imi, ky Zuhdiu prej 2016 kurrë nuk ka kontaktuar me mua prej kur jam ndarë me Shefikun, dhe kërkoj që i njëjti të largohet nga gjykatorja sepse unë konsideroj se i njëjti ka manipuluar këtë proces”– thuhet në procesverbalin e datës .

Personi që ka ngritur këtë shqetësim, Ismet Sylejmani, publikisht kishte kërkuar që prezenca e Hazirit të trajtohet edhe më thellë në këtë rast. “Unë e kam ditur se dikush po e pengon procesin sepse lëndët janë zvarritur shumë që nga viti 2016 kur kemi filluar procesin e ndarjes së aksioneve.

Jemi në disa raste në gjykime në penale e civile sepse ne kemi qenë ortak dhe kemi punu bashkë me Shefikun. Mirëpo ajo që unë kam dyshuar gjithmonë m’u argumentua edhe më shumë në seancën e datës , kur Zyhdi Haziri, i cili ishte kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, ish-gjyqtar i Apelit në Prishtinë vjen dhe ulet në publik në gjykatore.

Mua ky fakt më ka shqetësuar shumë dhe kam kërkuar me largu nga gjykatorja por gjyqtari nuk e aprovoi kërkesën time”- thekson Sylejmani. Për ta sqaruar prezencën e Hazirit në gjykatore, KALLXO.com kishte kontaktuar të gjitha palët e përfshira në rast.

Vetë Haziri kishte konfirmuar se ishte në proces duke u arsyetuar se në atë rast ishte ulur në publik të asaj seance për shkak se po priste një ekspert gjyqësor. “Po, kam pasë me pritë një ekspert e kesh t’u nejtë badihava e thash hajt po hi veç po dëgjoj edhe kam dalë pas një ore, as një orë s’kam nejtë, seancat janë publike.

S’kemi nevojë me u përgjigj më shumë kurrgjë hiç, çka thotë ai mua s’më intereson aspak, ai është mendim i tij i lirë, çka don le të thotë”- kishte thënë Haziri. Shefik Neziri dhe Ismet Sylejmani janë në disa procese gjyqësore për ndarjen e aksioneve të kompanive që i kishin në ortakëri. Rasti ka përfunduar në një proces penal, pasi Neziri po akuzohet për manipulimin e disa faturave.

Akuzat janë mohuar nga ai në proces ndërsa së fundmi në sallën e gjykimit për rastin është shfaqur njeri nga njerëzit me influencë në sistemin e drejtësisë, ish-kryetari i gjykatës dhe ish-gjyqtari i Apelit, Zyhdi Haziri. Shefik Neziri i cili para seancës kishte pasur takim me ish-kryetarin Haziri, nuk kishte pranuar të deklarohet për takimet dhe prezencën e Hazirit në procesin e tij.

“Zotëri, mos me thirr për këtë punë, gjykimi është publik, mos më thirr më kurrë”- kishte thënë shkurt Neziri. Për ta sqaruar edhe më tutje situatën, ekipi kishte tentuar të marrë edhe një qëndrim nga mbrojtja e Shefik Nezirit.

Avokati Adem Vokshi, i cili e përfaqëson në këtë lëndë, kishte pranuar se e ka gjetur Hazirin në kafe duke qëndruar me klientin e tij por ai nuk kishte konsideruar që prezenca e tij mund të jetë ndikim në këtë proces.

“Nuk ka problem, çka ka të keqe që paskemi nejtë aty, unë kur shkova me u taku me klientin para se me shku në seancë, aty ish kanë klienti ulur me ish-kryetarin e gjykatës edhe ishin t’u pi kafe, u ula edhe unë e piva një kafe edhe prej aty shkuam në gjykim edhe ai hyri në sallën e gjykimit si publik.

Nuk ka nevojë me arsytu fare kurrgjë, ai ka hy si publik edhe kur erdhi gjykatësi aty u çu ky Ismet Sylejmani edhe kërkoi me përjashtu atë ish-kryetarin e gjykatës se ai po u njifke me dy palët por i paska raportet e keqësuara me Ismetin edhe gjyqtari e konstatoi në proces se po kërkohet përjashtimi i tij edhe e pruni vendimin e refuzoi pjesën për përjashtim sepse gjykimi është publik”- kishte thënë avokati Vokshi.

Procesi në ndarjen e ortakëve ka nisur shumë vite më parë. Paralelisht me lëndën penale ku është shfaqur ish-gjyqtari i Apelit, biznesmenët janë duke trajtuar edhe disa lëndë të tjera në Gjykatën Komerciale dhe një çështje përmbarimore, e cila ishte vendosur në Gjykatën e Gjilanit por e cila u rikthye në shqyrtim nga Gjykata e Apelit për shkelje procedurale.

Gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë në momentin e përfundimit të mandatit të tyre kanë të drejtë të ushtrojnë profesione të lira si avokat apo këshilltar ligjor. Një pjesë e madhe e ish-krerëve të drejtësisë janë angazhuar së fundmi në mbrojtjen e palëve të ndryshme.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për ish-kryeprokurorë dhe ish-kryetarë gjykatash që kanë marrë raste sensitive për t’i përfaqësuar në gjykatë si avokat apo këshilltar ligjor.

Burimi: Kallxo