Kandidatët e PDK-së i drejtohen sërish Supremes, paralajmërojnë prova

0%

Dy kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputetë, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, do t’i drejtohen sërish Gjykatës Supreme me ankesa lidhur me rezultatin zgjedhor, pavarësisht se kërkesat e tyre janë refuzuar disa herë nga institucionet përkatëse.

Ata kanë paralajmëruar se kësaj radhe do të bashkëngjisin një dokument të ri, për të cilin pretendojnë se dëshmon mospërputhje në numërimin e votave dhe se mbështet kërkesën e tyre për rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së.

Sipas Qëndrim Kryeziut, dokumenti përmban të dhëna që evidentojnë mbi 500 vota dallim për PDK-në, ndërsa Bekim Haxhiu ka deklaruar se bëhet fjalë për prova të reja që, sipas tij, e forcojnë kërkesën për rinumërim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, Gjykata Supreme ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka pranuar ankesa të tjera ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Afati për paraqitjen e ankesave përfundon të premten, ndërsa pas shqyrtimit të tyre pritet të hapet rruga për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com