Bonusi 5 mijë lekë për pensionistët, qytetari ironizon Ramën: O

0%

Gjatë protestës së 33-të para kryeministrisë, një qytetar ka reaguar me ironi ndaj bonusit të fundit të pensionistëve të miratuar pak ditë më parë nga qeveria. “Mesazhin e parë do t’ia jap banditit të Surrelit. Na kanë dhënë 50 mijë lekë bonus. Mos u mërzit, sepse me ato para do të vij pesë herë në protestë”, u shpreh qytetari.

Ai shtoi gjithashtu thirrje drejtuar pensionistëve të tjerë që t’i bashkohen protestave dhe të mbështesin të rinjtë. “U bëj thirrje pensionistëve të vijnë në protestë dhe të mbështesin rininë e mrekullueshme. Ndryshe, ato 50 mijë lekë të qelbura le t’ua japin lëpirësve”, u shpreh pensionisti gjatë protestës.

Burimi: Bota Sot