Kosova me epërsi prej një pike ndaj Shqipërisë

0%

Shpërndaje në: Kosova ka shkuar në pushim me epërsi prej një pike ndaj Shqipërisë, në ndeshjen e parafundit të raundit të parë parakualifikues për “Eurobasket 2029”. Pjesa e parë e ndeshjes që po zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, është mbyllur në të mirë të basketbollistëve të Kosovës. Kjo është ndeshja e dytë mes Kosovës e Shqipërisë.

Çereku i parë i duelit të së enjtes mbrëma u mbyll , ndërsa periudha e dytë, në të mirë të “Dardanëve”. Drilon Hajrizi ishte më efikasi te Kosova në pjesën e parë me 17 pikë e gjashtë kërcime. Te Shqipëria, statistikat më të mira i kishte Xhuljan Tola, me shtatë pikë, tri kërcime e një asistim. Më 30 nëntor, Kosova fitoi ndaj Shqipërisë në Shkodër.

Më 27 shkurt humbi nga Sllovakia në Prizren. Vendi i parë në grup e siguron avancimin në raundin e dytë kualifikues, ndërsa gjasa për avancim ka edhe prej pozitës së dytë. Kosova i luajti dy miqësore në Stamboll ndaj Arabisë Saudite, para ndeshjeve me Shqipërinë dhe Sllovakinë. I humbi të dyja miqësoret, dhe . Kosova më 5 korrik e luan ndeshjen e fundit në udhëtim te Sllovakia.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha