Shpërndaje në: (The Athletic) – Angelo Rachal, 31-vjeçar, ndoqi fitoren 2:0 të SHBA-së ndaj Bosnjë-Hercegovinës nga sheshi “San Pedro” në San Jose, së bashku me mijëra të tjerë. Turma brohoriti kur Folarin Balogun shënoi golin e parë të amerikanëve. Në atë moment, Rachal nuk e kishte idenë se kush ishte numri 20 dhe sigurisht që nuk e dinte emrin e tij.
Por, pasi shënoi pak para përfundimit të pjesës së parë, Balogun festoi në një mënyrë që Rachal dhe shumë amerikanë të tjerë e dinin mirë. “The Silencer”. Është mënyra e festës së LeBron Jamesit, koshashënuesit më të mirë të NBA-së. “Kur e pashë duke festuar si LeBron, ishte çmenduri”, tha Rachal. Festa e Balogunit tejkalonte kufijtë e futbollit.
Shumë amerikanë që e shikonin mund të mos e kenë njohur. Pothuajse të gjithë e njohin Jamesin. Kupa e Botës është ngjarja më e madhe sportive. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë. Por, amerikanët e duan basketbollin. Dhe brenda pak sekondash, mes euforisë, Balogun u bë i dashur për miliona njerëz. Përfshirë edhe koshashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.
Në minutën e 45-të ai fitoi admirimin e amerikanëve. Në minutën e 64-t ai fitoi mbështetës. Rrjetet sociale u mbushën me kritika në drejtim të gjyqtarit. Tifozët amerikanë që sapo kishin mësuar emrin e Balogunit, papritmas e gjetën veten duke e mbrojtur atë. Kartoni i kuq e s’kualifikon Balogun nga ndeshja e një të tetës së finales në Seattle kundër Belgjikës.
Amerika e di emrin e tij tani. Ai është një anglez i rritur në Londër. Prindërit e tij janë nigerianë. Por Balogun u lind në Brooklyn. Ai mbush 25 vjeç të premten. Balogun kaloi 12 vjet në akademinë e Arsenalit përpara se të bëhej pjesë e ekipit të parë. Në vitin 2023, ai nënshkroi me Monacon.
Po atë vit, ai zgjodhi të luante për Shetet e Bashkuara të Amerikës në vend të Anglisë dhe Nigerisë, dy vendet e tjera për të cilat mund të kishte luajtur. Në nivel ndërkombëtar, ai luajtur për Anglinë U21 para se në vitin 2023 të luante për ekipin senior të SHBA-së.
Tifozët e futbollit, veçanërisht ata që e ndjekin nga afër ekipin përfaqësues të SHBA-së, e njihnin tashmë Balogun, i cili shënoi dy gola në fazën e grupeve. Dhe ndoshta edhe adhuruesit e videolojërave mund të kenë dëgjuar për të. Pothuajse nga fillimi i ndeshjes, Balogun pati paraqitje magjepsëse. Një lojtar që tërheq vëmendjen.
Ai për herë të parë festoi si James në minutën e 14-të, por goli iu anulua. Kur ai shënoi në minutën e 45-të, duke i dhënë Amerikës epërsinë, Balogun festoi sërish si James. Në një ndeshje dramatike, Balogun bëri mjaftueshëm zhurmë për t’u bërë ylli më i ri i sportit amerikan. Tani, Amerika e njeh emrin e tij.
