Pas vrasjes së 20 personave në Kiev, Zelensky: Rusia do të marrë

0%

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Rusia do të përballet me një përgjigje për sulmin e fundit ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. “Rusia do të marrë përgjigje për sulmin e sotëm ndaj Kievit – kjo nuk vihet në dyshim”, tha Zelensky, duke theksuar se Ukraina mbetet e përkushtuar për një paqe të drejtë dhe për përfundimin e luftës në kushte të pranueshme.

Ai shtoi se, derisa të arrihet një zgjidhje e drejtë, Ukraina do të vazhdojë të reagojë ndaj sulmeve që i atribuohen Rusisë. I pyetur nëse kjo mund të nënkuptojë goditje ndaj Moskës, Zelensky nuk dha detaje konkrete, por theksoi parimin e “përgjigjeve të drejta”.

Presidenti ukrainas gjithashtu kritikoi aleatët ndërkombëtarë, duke thënë se nëse premtimet për ndihmë ushtarake do të ishin përmbushur në kohë, Ukraina nuk do të kishte pësuar kaq shumë viktima. Sipas tij, mungesa e sistemeve të mbrojtjes ajrore vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në mbrojtjen e vendit nga sulmet ajrore ruse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndryshe, Rusia ka goditur sot një ndërtesë banimi ku kanë të mbetur 20 persona të vdekur.

Burimi: Telegrafi