Dardanët synojnë fitore

0%

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte një tjetër sfidë të rëndësishme në kuadër të para-kualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029, ku do të përballet me Shqipërinë. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora , në Palestrën Sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Federata e Basketbollit e Kosovës fton të gjithë tifozët që të jenë pjesë e kësaj mbrëmjeje dhe të mbështesin Dardanët drejt një tjetër paraqitjeje të suksesshme. Biletat mund të blihen online në platformën Kick-Tick, si dhe fizikisht në Fan Shop-in e KB Bashkimi në Prizren. Çmimi i biletës është 4 euro.

Le ta mbushim palestrën dhe t’i japim Kosovës mbështetjen që meriton në rrugëtimin drejt EuroBasket 2029.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot