Nathaniel Brown mbërrin për vizitat mjekësore

0%

Nathaniel Brown është gjithnjë e më pranë transferimit te Bayern Munich. Pas eliminimit të Gjermanisë nga Kupa e Botës, mbrojtësi i majtë ka mbërritur në Mynih për të kryer vizitat mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës. Bayern Munich është gati të finalizojë një tjetër goditje në merkaton e verës.

Menjëherë pas përfundimit të aventurës së tij me Gjermaninë në Kupën e Botës, Brown iu bashkua klubit bavarez për të kryer kontrollet mjekësore. Pasi të përfundojë me sukses testet fizike, mbrojtësi i majtë do të largohet nga Eintracht Frankfurt për të firmosur kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2031.

Me këtë marrëveshje, ai do të nisë zyrtarisht aventurën e re me kampionët e Gjermanisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot