Neville: Vetëm një ekip mund të përballet me Francën

0%

Shpërndaje në: Ish-mbrojtësi i Anglisë, Gary Neville, i cili është duke punuar si analist për Kupën e Botës, ka thënë për “ITV” se vetëm një përfaqësuese mund të përballet me Francën në këtë Botëror. Franca ka qenë prej më të mirave deri tani, me sulm të jashtëzakonshëm. Neville ka theksuar se vetëm Argjentina mund të jetë kundërshtare e fortë për francezët.

Argjentina e mposhti Francën në penallti para katër vjetësh dhe e fitoi Botërorin. “Ekipi i vetëm që mund ta ndal Francën, për shkak të mentalitetit, është Argjentina, për shkak të stilit të çuditshëm të lojës dhe eksperiencës. Vetëm ky ekip është i bashkuar dhe për mendimin tim, mund të përballet me Francën”, ka deklaruar 51-vjeçari Neville.

Për shkak të rrugëtimit, Franca dhe Argjentina mund të takohen sërish në finale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha