Google është përballur me një humbje përfundimtare ligjore, pasi Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka konfirmuar gjobën prej 4.125 miliardë eurosh ndaj kompanisë. Vendimi rrëzon ankesën e paraqitur nga Google dhe kompania mëmë Alphabet.
Rasti lidhet me abuzimin e pozitës dominuese të Google në tregun e pajisjeve mobile Android përmes kushteve të vendosura ndaj prodhuesve të telefonave inteligjentë. Gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm të Komisioni Evropian, duke mbështetur uljen e gjobës nga 4.34 miliardë në 4.125 miliardë euro.
Ky vendim konsiderohet një fitore e rëndësishme për përpjekjet e Bashkimit Evropian për të frenuar praktikat antikonkurruese të gjigantëve të teknologjisë.
