Klina është bërë me shtatore të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nuk janë parë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe shumë prej figurave qendrore të kësaj partie. Por, aty, mes të pranishmëve ishin djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, ish-presidentja Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Për mungesën e Abdixhikut, Kallxo.com ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafa, por ai nuk ka qenë i qasshëm. Ilir Ferati, si sekretar i partisë, që po ashtu nuk është parë në këtë ceremoni, ka treguar për Kallxo.com se aktualisht është në pushime dhe nuk ka mundur të jetë i pranishëm. Për arsyen e mungesës së Abdixhikut, ai ka thënë se nuk ka informacione.
“Unë jam në pushim me familjen. Kjo është arsyeja pse kam munguar. Aty prezent ka qenë nënkryetari i komunës (së Istogut) dhe kryesuesi i Kuvendit”- ka shpjeguar Ferati për Kallxo.com.
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezi, me rastin e njoftimit për zbulimin e shtatores së Ibrahim Rugovës në komunën që e drejton, ka thënë se vendi ku u zbulua shtatorja, nga , mban edhe emrin Sheshi “Ibrahim Rugova”. Ky vend, sipas tij, nuk do të jetë vetëm një hapësirë publike, por do të jetë “vend kujtese, reflektimi dhe edukimi qytetar”. “Sot, Klina bëhet më e bukur.
Jo vetëm sepse po pasurohet me një vepër monumentale, por sepse po fiton një simbol të kujtesës, identitetit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.”- ka shkruar Elezi. I pari i Klinës ka shtuar se shtatorja është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për një burrë shteti që në kohët më të vështira zgjodhi rrugën e mençurisë, dialogut dhe rezistencës paqësore.
Në fotografitë e bashkëngjitura nga Elezi, mes pjesëmarrësish shihet edhe ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në vitin 2004 kishte bërë koalicion me Ibrahim Rugovën dhe për një periudhë të shkurtër kishte drejtuar Qeverinë e Kosovës. Presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova, ka vdekur më .
Rugova vlerësohet si një nga figurat më të lartësuara të historisë së Kosovës. Ai u lind më në fshatin Cerrcë të Istogut. Babai dhe gjyshi i Rugovës u vranë nga komunistët jugosllavë vetëm disa javë pas lindjes së tij, pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Kur vdiq, ai u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.
Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.
