Egnatia e papërmbajtshme

0%

Numan Ajeti është lojtari më i ri i Egnatias. 20-vjeçari është prezantuar pak më parë nga kampionët e Shqipërisë. Ai luan si mbrojtës i djathtë, por mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes. Më parë ka luajtur për Shkupin dhe Shkëndijën, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë jashtë Maqedonisë së Veriut. Ajeti bën pjesën edhe tek ekipi U-21 i Maqedonisë së Veriut.

Njoftimi i plotë Mirë se erdhe, Numan Ajeti! KF Egnatia ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mbrojtësit Numan Ajeti, i cili i bashkohet skuadrës sonë pas eksperiencës së tij me KF Shkëndija. Me cilësitë, përkushtimin dhe eksperiencën e tij, Ajeti vjen për të forcuar repartin defensiv dhe për të kontribuar në objektivat e klubit për sezonin e ri.

I urojmë Numanit një rrugëtim të suksesshëm me fanellën bardhejeshile, shumë shëndet, fitore dhe momente të paharrueshme me familjen e Egnatias.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot