Të shtënat në Podujevë, shkon në katër numri i të plagosurve – QKUK

0%

Katër persona janë pranuar me plagë të rënda në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas të shtënave me armë që ndodhën pasditen e së enjtes në Podujevë. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. “Janë pranuar katër persona me plagë të rënda. Mosha është mesatare. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.

Gjendja është stabile për momentin”, ka deklaruar Syla për Sinjalin. Më herët, Policia e Kosovës kishte njoftuar se nga informacionet e para dyshohej për tre persona të plagosur, ndërsa të lënduarit ishin dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë sqaruar plotësisht dhe hetimet po vazhdojnë nga njësitet policore.

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Podujevë, tre persona plagosen – dërgohen në QKUK Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com