Ngjarja e rëndë në Podujevë, tre persona të plagosur – policia jep

0%

– Tre të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë, policia jep detaje Tre persona kanë mbetur të plagosur nga rasti me të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana ka konfirmuar që ngjarja ndodhi rreth orës .

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor ”, thuhet në konfirmim.

Aktualisht, njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo- hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes. – Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për persona të plagosur Të shtëna me armë po raportohet të ketë ndodhur sot në qendër të Podujevës, ndërsa njësitet policore dhe ambulanca janë në vend të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kaltrina Shala, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka bërë të ditur se pas pranimit te informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Renda ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me rastin ju njoftojmë se pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje ”, tha Shala. Siç tha ajo deri më tani këto informata i posedojnë: “Për më shumë informacione ju njoftojmë me kohë”.

Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje. Ndërkaq, sipas raportimeve të para nga mediat lokale disa persona kanë mbetur të plagosur dhe janë parë të shtrirë në shesh, mirëpo dyshohet edhe për të vdekur.

Burimi: Bota Sot