​250-vjetori i pavarësisë së SHBA, Rama shpall Ditën e Miqësisë

0%

Historia e Kosovës, sidomos ajo nga vitet 90 e këndej, lidhet ngushtë me Amerikën. Kjo për faktin se Shtetet e Bashkuara luajtën rol të madh që vendi i vogël ballkanik të çlirohet dhe të pavarësohet.

Kështu pak a shumë tha edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në hapje të organizimit që u bë në kryeqytet për të shënuar 250-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së, të titulluar “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years” (Amerika dhe Kosova: Një histori lirie për 250 vitet e ardhshme).

Kjo ngjarje u organizua dy ditë para përvjetorit të 250-të pavarësisë së Amerikës dhe në përvjetorin e 36-të të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese nga ana e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rama i lidhi dy zhvillimet duke thënë se njëra dhe tjetra afirmuan vullnetin e popujve të të dyja vendeve për liri, demokraci e vetëvendosje, ndërsa tha se deklarata e 2 Korrikut 1990 ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Rama: Derisa festojmë 250-vjetorin e SHBA-së, na kujtohet që historitë tona janë të lidhura “Ajo deklaratë ishte një akt guximi.

Ajo pasqyronte një besim të palëkundur se liria do të triumfonte. Ajo u bë themeli kushtetues dhe demokratik mbi të cilin vazhdoi rrugëtimi i Kosovës drejt shtetësisë.

Sot, ndërsa kremtojmë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, na kujtohet se historitë e kombeve tona janë të lidhura përmes idealeve të përhershme: lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, dhe mbi të gjitha, sundimit të ligjit dhe besimit se çdo popull ka të drejtë të formësojë të ardhmen e tij. Këto ideale frymëzuan lindjen e Shteteve të Bashkuara 250 vjet më parë.

Ato frymëzojnë rrugëtimin demokratik të Kosovës. Ato vazhdojnë të udhëheqin të ardhmen tonë të përbashkët. Kur Kosova përballej me momentet më përcaktuese të historisë së saj, Shtetet e Bashkuara qëndruan pranë popullit tonë. Ato i dhanë forcë shpresës sonë. Ato mbrojtën parimet që ne i çmojmë. Ato ndihmuan në krijimin e kushteve në të cilat liria mund të lulëzonte.

Për këtë, populli i Kosovës do të mbetet përjetësisht mirënjohës”, tha Rama, raporton KosovaPress. Tutje, Rama u shpreh se kur bota po përballet me ndryshime të mëdha gjeopolitike, e kur demokracia po sfidohet në shumë vende, Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike dhe miqësinë e partneritetin me Shtetet e Bashkuara Me këtë rast, ai, tha se në emër të qytetarëve të Prishtinës, e shpall 4 Korrikun, që është dita e shpalljes së pavarësisë së SHBA-së si Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë.

Rama e shpall 4 korrikun si Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë “Në një kohë kur bota përballet me ndryshime të thella gjeopolitike, kur demokracia sfidohet në shumë vende dhe kur liria kërkon përkushtim të ripërtërirë, aleancat e bazuara në besim, vlera të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë bëhen më të rëndësishme se kurrë. Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj euroatlantike.

Ne mbetemi të përkushtuar ndaj demokracisë, ndaj lirisë, ndaj paqes dhe ndaj qëndrimit krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe komunitetin demokratik të botës.

Dhe sot, më 2 korrik, një ditë që simbolizon zgjedhjen demokratike të Kosovës dhe përkushtimin e saj të palëkundur ndaj lirisë, kam nderin të shpall një vendim simbolik të kryeqytetit tonë: Në emër të qytetarëve të Prishtinës, shpallim zyrtarisht 4 korrikun 2026 si Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”, tha Rama, raporton KosovaPress.

Në këtë ngjarje Rama ia dorëzoi Çelësin e Prishtinës profesorit amerikan, Daniel Serwer, kurse profesorit tjetër amerikan, Eduard Josephit, Besa Pinchottit, shefes Ekzekutive të Shoqatës Kombëtare të Familjeve të Ushtarakëve me Seli në Uashington dhe ish-pjesëtarit të Marinës Amerikane që ka shërbyer në Kosovë, Sg.t Maj.

Mario Marquez, ua ndau titullin “Goddes of the Throne” (Mbretëresha në Fron). Serwer, i cili është marrë me Kosovën që nga vitet e ’90-ta, gjatë fjalimit të tij dha mesazhe të forta politike, duke thënë se Kosova duhet të tejkalojë krizën politike që e ka përfshirë qe gati një vit e gjysmë, kur institucionet nuk kanë punuar me kapacitet të plotë.

Diçka e ngjashme, sipas tij, po ndodh edhe në Amerikë Ai tutje u shpreh se Kosova duhet ta zgjedh presidentin apo presidenten e ri së shpejti në mënyrë që të vazhdohet me tema e çështje tjera. Serëer: Zgjidheni presidentin, formojeni qeverinë – ka konsensus për NATO tani dhe BE së shpejti “Ju jeni të vetëdijshëm se Kosova sot ka një krizë politike.

Keni kaluar një vit, një vit e gjysmë në një situatë të vështirë ku institucionet nuk kanë funksionuar aq mirë sa do të dëshironit. Unë ndiej të njëjtën gjë për institucionet tona në Shtetet e Bashkuara. Ne po përjetojmë një krizë besimi pikërisht në ato ideale që ju i vlerësoni kaq shumë. Mendoj se do ta kalojmë këtë periudhë. Shpresoj që ju ta kaloni krizën tuaj më shpejt se ne tonën.

E juaja është më pak një krizë vlerash dhe më shumë një krizë fragmentimi politik normal. Shpesh njerëzit më pyesin këtu në Kosovë, edhe kur erdha më herët këtë javë u përpoqa të mos përgjigjesha por tani jam më i sigurt në përgjigjen time, ndaj do ta them: Mendoj se duhet të zgjidhni një president. Mendoj se duhet të formoni një qeveri. Dhe të përfundoni këtë proces.

Shpesh më pyesin cilat duhet të jenë prioritetet e Kosovës. Dhe nga bisedat tona këtu, edhe pse kemi folur me dhjetëra njerëz, jo me mijëra apo qindra mijëra, mendoj se ka një konsensus të qartë: NATO tani, BE së shpejti”, tha Serwer, raporton KosovaPress.

Por, sa i përket anëtarësimit në NATO, Kosovën, sipas Serëerit, e pret një rrugë e vështirë diplomatike jo vetëm për shkak të shteteve mosnjohëse, por edhe për shkak të aleatit të saj më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila, siç tha Server, nuk e ka këtë temë në agjendën e saj, ndërsa inkurajoi politikanët kosovarë të punojnë shumë që ta kthejnë vendin e tyre në agjendën e administratës amerikanë.

Serëer: Ju pret rrugë e vështirë diplomatike drejt NATO-s edhe për shkak të ShBA-ve “Ju pret një rrugë e vështirë diplomatike drejt NATO-s, jo vetëm për shkak të shteteve mosnjohëse, por edhe për shkak të Shteteve të Bashkuara. E dëgjuat çfarë tha Sekretari Rubio kur u pyet për Kosovën, ai tha se ‘nuk është në agjendë tani’.

Ju do të duhet ta vendosni në agjendë, dhe ta vendosni në mënyrë pozitive duke treguar se anëtarësimi i Kosovës në Aleancë shton siguri, nuk e zvogëlon atë. E njëjta gjë vlen edhe për Bashkimin Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur së fundmi një politikë për Ballkanin Perëndimor që nuk e përmend opinionin tuaj. Për mua kjo është e papranueshme, sepse e lë Evropën të paqartë.

Evropa nuk duhet të jetë kurrë e shkëputur nga Shtetet e Bashkuara. Dhe sigurisht Kosova nuk duhet të jetë e shkëputur nga Evropa. Prandaj shpresoj që, ndërsa bëheni më seriozë për NATO-n, të bëheni po aq seriozë edhe për Bashkimin Evropian.

Dhe kjo nuk nënkupton vetëm miratimin e ligjeve dhe përmbushjen e acquis-it, por edhe kriteret e Kopenhagës: demokraci, sundim i ligjit dhe liri ekonomike”, tha Serëer.

Ani se ndodhej në Prishtinë, profesori tjetër amerikan, Edëard Joseph, kujtoi kohën kur kishte shërbyer si zëvendës administrator i UNMIK-ut (OKB-së) në Mitrovicë, zonë për të cilën tha se nuk është akoma 100 për qind e “rehatuar”. Ai tha se në Mitrovicë të Veriut, serbët e Kosovës po përballen me presion nga Beogradi, të mbështetura nga Moska dhe Pekini.

Joseph: Serbët e veriut të Kosovës përballen me presion nga Beogradi, Moska e Pekini “Kam shërbyer si zëvendësadministrator në Mitrovicë për UNMIK-un, dhe aty kemi parë përplasje shumë të vështira dhe të dhimbshme. Dhe, sigurisht, situata në atë zonë ende nuk është 100% e zgjidhur.

Ne e dimë gjithashtu, siç e thashë, situatën në Mitrovicë dhe vështirësitë atje përfshirë ndikimin e Beogradit përmes strukturave politike dhe tensioneve të vazhdueshme. E di gjithashtu për ndërhyrjet dhe presionet që vijnë nga Beogradi, të mbështetura edhe nga Moska dhe Pekini. Por kjo nuk është një qasje “nga lart-poshtë”.

Nuk është që ne në Amerikë jemi më lart dhe ju themi çfarë të bëni. Ne jemi së bashku në këtë rrugëtim. Është një partneritet. Secili ka përgjegjësitë e veta ne në SHBA dhe ju këtu në Kosovë. Dhe ajo që duhet të bëjmë është të ecim bashkë si partnerë”, tha Joseph.

Burimi: Bota Sot