Një tërmet i fortë goditi sot Greqinë. Tërmeti ishte me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter dhe ai ndodhi sot pak pas orës sipas orës lokale pranë ishullit të Karpathos. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar në Athinë, epiqendra e tërmetit ndodhej katër kilometra në veriperëndim të Karpathos. Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.
Burimi:
Bota Sot
