Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u ka bërë thirrje prindërve që t’i lënë fëmijët të qëndrojnë zgjuar deri vonë për të mbështetur “Tre Luanët” kur ata do të përballen me Meksikën në ndeshjen e 1/8-ës të finales së Botërorit.
Anglia dukej se po eliminohej nga turneu pasi Brian Cipenga e kaloi kombin afrikan në epërsi pas vetëm shtatë minutash, por kapiteni Kane arriti të shënonte dy herë në fund për të vulosur një fitore dramatike 2-1. Ndeshja eliminatore në stadiumin ikonik “Azteca” në Meksikë është planifikuar të fillojë në orën të mëngjesit (me orën britanike), në natën mes të dielës dhe të hënës.
Kjo do të thotë se tifozët e rinj, si edhe në mbarë vendin, do të duhet ta ndjekin ndeshjen në një natë shkolle, duke e bërë më të vështirë për ta të qëndrojnë zgjuar deri vonë. Tuchel beson se ky është rast mjaftueshëm i veçantë për të merituar një përjashtim. “Shkruani një justifikm për në shkollë dhe lërini të shikojnë futboll. Hajdeni.
Ka shumë shkolla për të shkuar, por Kupa e Botës është çdo katër vjet. Le të shikojnë. Do të ketë një ndeshje të madhe, shumë të madhe pas katër ditësh dhe na duhet mbështetja e të gjithëve, dhe veçanërisht e fëmijëv e”, tha Tuchel. Fitorja e së hënës do ta dërgonte Anglinë në çerekfinale dhe do t’i mbante gjallë shpresat për ta fituar Botërorin për herë të parë që nga viti 1966.
