Përurohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova në Klinë

0%

Në Klinë është përururar shtatorja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Fotografi dhe detaje nga kjo ceremoni I ka bërë të ditura përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai tha se brezat e tërë që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojnë përjetë.

“Sot, në Klinë, në vigjilje të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, nderuam Presidentin historik Ibrahim Rugova në përurimin e shtatores së tij.Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi.Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990.

Nderime për Presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit. Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë”, s hkroi Haradinaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot