Kombëtarja e Bosnjë e Hercegovinës është eliminuar nga Kupa e Botës. SHBA-ja ka shënuar fitore 2:0, në një ndeshje tejet interesante, SHBA-ja ishte me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 64-të, por boshnjakët nuk arritën të bënin më të mirën. Balogun (45’) dhe Tillman (82’) shënuan nga një gol për pjesë në një ndeshje, e cila dëfreu tifozët prezent në Levi’s Stadium në Kaliforni.
E vetmja notë negative e takimit ishte kartoni i kuq i Balogun, i cili nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në takimin e radhës të SHBA atë kundër Belgjikës..
