Deklarata e 2 Korrikut kujtohet si gurthemel i shtetësisë së Kosovës

0%

36 vjet më parë, më , 111 delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, ndonëse të rrethuar nga forca të shumta policore serbe, miratuan Deklaratën Kushtetuese me të cilën e shpallën Kosovën njësi të barabartë me republikat e Jugosllavisë së atëhershme, me të drejtë shkëputjeje. Deklarata u botua një ditë më pas () në Fletoren Zyrtare të Kosovës.

Në këtë përvjetor, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut të vitit 1990 ishte shprehje e lirisë, barazisë dhe shprehje e vullnetit të popullit kundër diskriminimit dhe shtypjes. Kurti tha se pa Deklaratën e vitit 1990 dhe aktet e tjera pasuese, “nuk do ta bënim pavarësinë në vitin 2008”.

“Dy muaj më pas, më , shumica e këtyre delegatëve arritën të marrin pjesë në mbledhjen e organizuar në fshehtësi në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, ku u miratua Kushtetuta e Kosovës dhe u shpall Kosova Republikë”- tha Kurti në ngjarjen e organizuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, si formë diskutimi me disa delegatë të atëhershëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto dy akte politike, që sipas tij, plotësonin njëra-tjetrën, ishin shpallje e deklaratave politike, por edhe shpallje ligjore e juridike të Kosovës Republikë, si një monument politik gjithëpopullor dhe i pashlyeshëm.

“Deklarata e 2 korrikut 1990, e pasuar nga Kushtetuta e 7 shtatorit në Kaçanik, erdhi një vit e gjysmë pasi Jugosllavia, e dominuar nga Serbia e udhëhequr nga Millosheviqi, ia suprimoi autonominë Kosovës si njësi konstituive që ishte në kuadër të Federatës së Jugosllavisë”- shtoi Kurti.

Ai kujtoi se në vitet 1989, 1990 e 1991, Serbia po e shtrinte dhunën mbi të gjithë shqiptarët, jo vetëm në Kosovë, duke ua marrë statusin e autonomisë, duke i përjashtuar nga administrata, institucionet publike dhe vendet e punës, duke i dëbuar shqiptarët nga fabrikat dhe universiteti e duke u mbyllur mediat, shkollat e mesme, por diku-diku edhe ato fillore.

“Të gjitha këto ishin në kuadër të një plani, nuk ishin gjëra të rastësishme. Ishin zbatim i një plani për aparteid në Kosovë, ku mënyra se si sillej shteti me qytetarët varej prej përkatësisë etnike të tyre”- shtoi ai.

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Serbia synonte më shumë se qeverisjen e Kosovës, synonte ta linte pa zë politik dhe pa mundësi që të shfaqej si subjekt për vete.

“Kosova u përpoq ta mbante veten në këmbë, me institucionet që krijoi, me shkollat-shtëpi, me universitetin, me jetën politike dhe met qytetarët që nuk pranuan amendamentet e mëhershme dhe dënimin që iu kishte imponuar”- ka thënë Haxhiu. Haxhiu shtoi se rruga politike e viteve të 90-ta mori kuptimin e saj të plotë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK-ja mori mbi vete barrën më të rëndë të historisë sonë të re, luftën për çlimin e vendit. Sakrifica e dëshmorëve, qëndresa e luftëtarëve dhe ndihma e miqve tanë, që erdhën pas asaj thirrjeje për pastrimin e shtigjeve për liri, bënë të qartë para botës se Kosova nuk po kërkonte privilegj politik, por liri nga shtypja dhe dhuna e organizuar shtetërore”, tha ajo.

Kryetari i delegatëve që votuan Deklaratën Kushtetuese, Ilaz Ramajli, gjatë fjalës së tij theksoi se kur e sheh Kosovën si një shtet të pavarur, bindet se deklarata nuk ishte vetëm akt juridik, por një shprehje e vullnetit politik të popullit të Kosovës dhe pikënisje e një procesi historik. “Çdo përvjetor na kujton edhe kalimin e kohës.

Nga 111 delegatë që më 2 korrik morën përgjegjësinë historike për ta shpallur Deklaratën Kushtetuese, 50 prej tyre sot nuk janë më në mesin tonë. Çdo vit, kur mblidhemi për ta kujtuar atë ditë, e ndiejmë mungesën e ndonjërit koleg që në përvjetorët e kaluar ishte me ne, ndërsa sot jeton vetëm në kujtesën tonë” – shpreh ai.

Miratimi i Deklaratës nga delegatët kosovarë u bë në rrethana të një gjendjeje të jashtëzakonshme, kur Serbia kishte suprimuar autonominë e Kosovës (më ) dhe po shuante dhunshëm institucionet kosovare. Deklarata u lexua nga delegati Muharrem Shabani para ndërtesës së Kuvendit nën një rrethim të plotë nga forcat policore serbe.

Deklarata Kushtetuese konsiderohet si guri i themelit të shtetësisë së Kosovës dhe një prej ngjarjeve që trasuan rrugën për pavarësi.

Burimi: Kallxo