Ekskluzive | E rëndë në Prishtinë: Shtetasja kolumbiane grabitet dhe

0%

Një shtetase e Kolumbisë ka mbetur e plagosur pas një grabitjeje të armatosur që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Abdyl Frashëri” në Prishtinë, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është E.V.E.E, rreth 21-vjeçare, e cila ishte duke hyrë në objektin ku banonte, kur u ndalua nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas deklarimit të saj, fillimisht i dyshuari i ka kërkuar t’ia dorëzonte sendet me vlerë që kishte me vete. Në momentin kur ajo ka tentuar të largohej, ai e ka kërcënuar me thikë, i ka marrë 200 euro dhe telefonin celular. Gjatë grabitjes, viktima ka pësuar plagë nga mjeti i mprehtë në krahun e majtë dhe këmbën e majtë, ndërsa autori është larguar në drejtim të panjohur.

E reja është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar në gjendje stabile. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësia e krim-teknikës, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa Policia është në kërkim të autorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com