Gashi: Unë do të jem zëri i prokurorëve dhe kryeprokurorëve në

0%

Zejnullah Gashi, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, doli me më së shumti pikë (91.6) në intervistën për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit sot, më . Në intervistën që është publikuar, Gashi ka treguar për përvojën e tij si hetues policor, gjyqtar, prokuror, anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Kurse, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Gashi tha se kanë zbuluar rastet e disa vrasjeve për të cilat fillimisht nuk kanë pasur asnjë provë. Për Gashin Kryprokurori i Shtetit është udhëheqësi më i lartë menaxherial i tërë Sistemit Prokurorial të Kosovës.

Ai u shpreh po ashtu se do të jetë gjithmonë i kujdesshëm që në rastet e vendimeve të tija, nga pozicioni i Kryeprokurorit, asnjëherë të mos ndërhyjë në pavarësinë funksionale të prokurorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sa i përket përfaqësimit të prokurorëve apo kërkesave që vijnë nga kryeprokurorët, sa i përket aspektit infrastrukturor dhe sa i përket aspektit të kapaciteteve në prokurorë, për shkak se Këshilli është kompetent për rekurtimin, plotësimin e atyre nevojave dhe unë do të jem zëri i tyre në Këshillin Prokurorial të Kosovës.” – ka deklaruar Gashi gjatë intervistimit.

Gashi mendon se bashkëpunimi me shoqërinë civile duhet të intensifikohet edhe më shumë për arsye se sipas tij, “organizatat nga shoqëria civile që e monitorojnë sistemin e drejtësisë, unë kam qenë dëshmitar të analizimit të atyre raporteve dhe konstatimet apo evidentimet që vijnë nga ato raporte janë jashtëzakonisht të dobishme.” Për të kuptuar më shumë se cilat do të ishin veprimet e tjera të Gashit nga pozita e Kryeprokurorit të Shtetit mund të ndiqni intervistën e plotë të tij në linkun në vazhdim.

Para publikimit të kësaj interviste dhe të intervistave të katër kandidatëve të tjerë për Kryeprokuror të Shtetit, Këshilli Prokurorial i Kosovës publikoi rezultatet e secilit për intervistën. Ata janë intervistuar nga ora deri më . Përveç rezultatit të Gashit, kandidatët e tjerë morën këto pikë: Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.3 pikë.

Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen për votim në Këshill.

Burimi: Kallxo