Byroja Kombëtare e Hetimit ka arrestuar mbrëmjen e sotme në Durrës Adi Çoba Bazholin, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”. Sipas raportimeve për mediat, në operacion nuk kanë marrë pjesë Policia e Shtetit, por arrestimi është kryer nga strukturat hetimore të posaçme.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërsa pritet që në vijim të zbulohen më shumë detaje. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Adi Çoba rezulton të jetë drejtuesi i një organizate kriminale që siguronte dhe trafikonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine drejt Italisë.
Ai koordinonte nga Shqipëria aktivitetin e anëtarëve të tjerë të grupit, të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe italianë. Në dosjen italiane thuhet se Adi Çoba, merrte dhe dërgonte në Itali korrierë që sillnin sasi të konsiderueshme heroine dhe kokainë, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda përmes veprimtarisë së paligjshme të anëtarëve të tjerë të shoqatës.
