PDK e quan të padrejtë shtyrjen e vendimit në rastin Thaçi dhe të

0%

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas caktimit të datës së re për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

PDK e ka cilësuar këtë shtyrje si të padrejtë, duke thënë se pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi gjyqësor disa vjeçar, nuk bëhet më fjalë për vonesë procedurale, por për një zvarritje të pajustifikueshme që, sipas saj, cenon besimin në drejtësi dhe rëndon mbi të akuzuarit, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës.

Në reagim, partia kërkon që aktgjykimi të bazohet vetëm në ligj, në faktet e vërtetuara gjatë procesit dhe në standardet më të larta të drejtësisë, duke u larguar nga çdo pretendim i pabazuar i ngritur gjatë gjykimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

PDK ka ritheksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë e Kosovës dhe e mbështetur nga bota demokratike, duke shtuar se kjo e vërtetë historike, sipas saj, nuk mund të zhbëhet nga proceset gjyqësore.

Burimi: Telegrafi