Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, po dëshmon edhe një herë pse konsiderohet një nga mesfushorët më të besueshëm në futbollin evropian. Ai nuk njihet vetëm me paraqitjet e tij në fushë, por edhe me shifrat mbresëlënëse, të cilat e rendisin mes lojtarëve më kreativë në Kupën e Botës.
Sipas statistikave të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Futbollit “CIES”, 30.4 për qind e pasimeve të Xhakës gjatë fazës së grupeve janë realizuar në gjysmën e fushës së kundërshtarit, duke dëshmuar rolin e tij kyç në ndërtimin e aksioneve sulmuese të Zvicrës.
Paraqitjet e mesfushorit shqiptar kanë marrë vlerësime edhe nga gazetar gjermane “Kicker”, i cili i ka cilësuar këto statistika si shifra impresive. Në këtë renditje, vetëm dy mesfushorë kanë regjistruar përqindje më të lartë se Xhaka. Norvegjezi Martin Odegaard kryeson listën me 35.7 për qind të pasimeve drejt sulmit, ndërsa australiani Aiden O’Neill renditet i dyti me 34 për qind.
Me vendin e tretë në këtë statistikë, Granit Xhaka konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij në lojën e Zvicrës dhe vazhdon të dëshmojë se mbetet një nga mesfushorët më të kompletuar dhe më ndikues në futbollin ndërkombëtar.
