Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë, përplasen 3 automjete në

0%

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë–Tiranë, në zonën e kryqëzimit të Nikël, ku janë përfshirë tre automjete. Sipas informacioneve paraprake, në përplasjen e fortë janë përfshirë një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të tjera të së njëjtës markë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës, ku po marrin trajtim mjekësor. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga drejtuesi i fuoristradës, çka ka sjellë përplasjen me dy automjetet e tjera.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot