Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që u zhvillua këtë të mërkurë, është zhvilluar votimi për përbërjen e re të këtij forumi drejtues.
Sipas rezultateve të bëra publike: Julia Emiri: 207 vota Silvia Hasa: 83 vota Vota të pavlefshme: 23 Në kuadër të mbledhjes, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha propozoi dy emra të rinj për anëtarësim në Këshillin Kombëtar, Julia Emirin dhe Silvia Hasën, duke i paraqitur për miratim para anëtarëve të forumit.
Propozimet u diskutuan dhe u votuan gjatë mbledhjes, ku u morën edhe vendime të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Në përfundim të procesit të votimit, Julia Emiri u konfirmua me shumicë votash si kryetare e re e Këshillit Kombëtar të PD-së.
