Rriten çmimet e Trafikut Urban në Prishtinë, kundërshtohet nga

0%

Është rritur edhe çmimi i biletave të Trafikut Urban në kryeqytet. Këtë ndryshim udhëtarët nuk e kanë mirëpritur, ndërsa kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se me këtë synohet që pagesa e biletave të kalojë tërësisht në sistemin digjital.

Për biletën njëdrejtimëshe të Trafikut Urban, nga sot qytetarët do të paguajnë 30 centë më shumë nëse e paguajnë fizikisht, ndërsa ata që e paguajnë me kuletë digjitale do të paguajnë 60 centë. Ndërkaq, bileta ditore, nga 80 centë, është rritur në 1 euro e 20 centë, ndërsa ata që e blejnë me SMS ose nëpërmjet kuletës digjitale do ta paguajnë 1 euro.

Udhëtarët thonë se këto çmime janë të larta. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, rritjen e çmimit të biletës e ka arsyetuar me rritjen e çmimit të naftës si rezultat i zhvillimeve gjeopolitike globale. “Është rritur çmimi vetëm i biletave me pagesë fizike dhe jo i atyre me pagesë digjitale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky proces po ndihmon edhe në ndërrimin e flotës së autobusëve, sepse shumë shpejt do të vijnë edhe 20 autobusë të rinj dhe ata do ta kenë mundësinë e pagesës digjitale…”, tha Rama. Këtë vendim e ka kundërshtuar edhe opozita në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Asamblisti Besart Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se rritja e çmimit të biletës nuk është e arsyeshme, përderisa nuk ka përmirësim të shërbimeve për udhëtarët. “Është absurde që i njëjti pushtet, i cili gjatë fushatës e ka proklamuar udhëtimin falas me Trafikun Urban, sot po e rrit çmimin e biletave. I njëjti pushtet nuk e ka sjellë asnjë autobus të ri…”, tha ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga ekzekutivi i kryeqytetit që ta tërheqë këtë vendim për shtrenjtimin e biletave.

Burimi: Bota Sot