Pasi zyrtarizoi mesditën e sotme transferimin e Marco Palestra për 55 milionë euro, objektivi i radhës i Chelsea është Granit Xhaka. Oferta e parë e “Bluve” për 8 milionë paundë është refuzuar direkt nga Sunderland, që ka bërë me dije se nuk e mendon largimin e Xhakës këtë verë.
Por, mediet angleze bëjnë me dije se Chelsea do të tentojë sërish për Xhakën, këtë herë me një ofertë të përmirësuar, që mund të shkojë deri në 20 milionë paundë. Duke ditur se Xabi Alonso e ka kërkuar me patjetër Xhakën, drejtuesit e Chelsea-s janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën për transferimin e mesfushorit me origjinë shqiptare.
Megjithatë, negociatat me Sunderland nuk do të jenë aspak të lehta.
