Në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, kati përdhesë ku kryhet radioterapia për pacientët me sëmundje malinje, është përmbytur. Pas raportimin nëpër disa media, lajmin e ka konfirmuar dhe drejtori i Klinikës, Igor Stojkovski. Ai tha se menjëherë pas ngjarjes janë fikur të gjitha aparaturat, duke parandaluar një rrezik më të madh. “Aparaturat u fikën me kohë,” deklaroi Stojkovski.
Drejtori theksoi se Klinika është në komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë për Siguri nga Rrezatimi dhe se asnjë pacient nuk është i ekspozuar ndaj rrezikut. Përmbytja ka ardhur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë qytetin e Shkupit.
