Shkodranët përmbysen nga kroatët në miqësoren e radhës

0%

Vllaznia është mposhtur përsëri në miqësore. Këtë herë, ekipi shkodran ka pësuar disfatë përballë Lokomtivës së Zagrebit në Slloveni, sfidë e cila përfundoi me shifrat 2:1. Në fakt, Vllaznia kaloi e para në avantazh me anë të mesfushorit Klinti Qato. Ky i fundit “shkundi” rrjetën me supergol në minutën e 12-të, por nuk mjaftoi.

Kroatët reaguan mjaft mirë duke shënuar dy gola e duke përmbysur. Kjo është humbja e katërt për shkodranët në 5 miqësoret e zhvilluara. Sinjale aspak pozitive për Vllazninë, e cila javën e ardhshme do të luajë fazën e parë të UEFA Conference League ndaj Malishevës.

Burimi: Bota Sot