Protagonsit me kryeqytetasit e Superiores

0%

Anteo Osmanllari nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Drenicës. 27-vjeçar dhe klubi i Superligës së Kosovës kanë rënë dakord për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre, pas vetëm një sezoni. Kujtojmë se Osmanllari u bashkua me Drenicën në gusht të vitit 2025, pasi u largua nga Partizani.

Ndërsa më herët, mbrojtësi i djathtë ka luajtur edhe për ekipe si Erzeni, Turbina, Pogradeci, Skënderbeu, Burreli dhe Korabi. NJOFTIMI I OSMANLLARIT: Pas një viti të vështirë dhe të paharrueshëm me Drenicën, ka ardhur momenti që rrugët tona të ndahen.

Dua të falënderoj nga zemra klubin, drejtuesit, stafin, bashkëlojtarët dhe gjithë qytetin për mbështetjen dhe respektin që më kanë dhënë gjatë kësaj periudhe. Një falënderim i veçantë shkon për tifozërinë e mrekullueshme, e cila ka qenë gjithmonë pranë ekipit në çdo moment. Mbështetja dhe dashuria juaj do të mbeten gjithmonë në kujtesën time. Faleminderit, KF Drenica!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot