Shpërndaje në: Portieri meksikan, Raul Rangel, është më i nënvlerësuari në këtë Kupë të Botës. Ai nuk e ka pranuar asnjë gol gjatë fazës së grupeve, kurse arriti ta mbajë portën e paprekur edhe në fitoren 2:0 ndaj Ekuadorit. Përveç paraqitjes së shkëlqyer në portë, Rangel ka rezultuar vendimtar për Meksikën edhe për një tjetër arsye.
Përfaqësuesja e udhëhequr nga Javier Aguirre nuk e ka problem të luajë me topa të gjatë kur është nën presion. Portieri Raul Rangel ka aftësi të mirë të pasimeve të gjata. Konkretisht, ai tashmë ka kompletuar 36 pasime të gjata në Botëror, duke e vendosur atë në krye të listës së portierëve me më shumë pasime të kompletuara.
