Kroos: Gjermania nuk ka asnjë lojtar të nivelit botëror

0%

Shpërndaje në: Ish-mesfushori, Toni Kroos, ka reaguar pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës. Gjermania u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 4:3 nga Paraguai në penallti. Kroos ka qenë kritik në komentet e tij për eliminimin e Gjermanisë. Kroos ka qenë prej mesfushorëve më të mirë që ka pasur ndonjëherë Gjermania.

Por ai insiston se Gjermania aktualisht nuk e ka asnjë lojtar të nivelit botëror. “Aktualisht nuk kemi asnjë lojtarë të nivelit botëror”, deklaroi gjermani në programin e tij në TikTok. “Ne kemi lojtarë me potencial të nivelit botëror, por kjo nuk do të thotë se ata janë të atij niveli”. Kroos për Gjermaninë ka luajtur 114 ndeshje.

Me Gjermaninë është shpallur kampion i Botës në vitin 2014. Gjatë karrierës të jashtëzakonshme si lojtar, Kroos, ka fituar shumë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve, me Bayernin dhe Real Madridin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha